MENU
klinika

A do ishin dakort tifozët?

Largimi i Kessie rikthen ‘zbulimin e sezonit’ tek Milani

28.08.2019 - 19:56

Mesfushori Franck Kessie mbetet një objektiv konkret i skuadrës së Monaco dhe largimi i tij mund ta nxjerrë zbuluar mesfushën e Milanit.

Sipas “Tuttosport”, për të evituar ndonjë të papritur, kuqezinjtë po mendojnë të rikthejnë në “San Siro” të mesfushorit francez Timoue Bakayoko. Sezonin e kaluar ai luajti me Milanin në formë huazimi nga Chelsea ku dhe ndodhet aktualisht.

Për momentin ky rikthim i Bakayoko është vetëm një hipotëzë, por mesfushori francez e di mirë se nuk ka një vend si titullar te Chelsea.

Ndaj, në rast se vjen një telefonatë nga Maldini, ai është gati të rikthehet te kuqezinjtë. Sërish në formë huazimi.

Bakayoko ka patur telashe me ish-trajnerin Gattuso dhe ish-drejtorin sportiv Leonardo, të cilët tashmë nuk janë më. Ndaj, për 25-vjeçarin mund të ketë një shans të dytë për të veshur fanellën e Milanit, por gjithnjë në rast se largohet Kessie.

Ky i fundit kërkohet nga Monaco, që është gati të paguajë 25 milionë euro për lojtarin nga Bregu i Fildishtë.