MENU
klinika

Humbjet  e kujtesës

A është shqetësuese arsyeja e harresës suaj?

28.08.2019 - 20:19

A ju kanë thënë ndonjëherë se harroni shumë? E  keni të vështirë të kujtoni emra?

Humbjet  e kujtesës u ndodhin pothuajse të gjithëve dhe mund të ndodhin në çdo moshë. Ekspertët thonë se mund të jetë normale të harroni gjërat me kalimin e kohës, veçanërisht informacionet që nuk i përdorni rregullisht.

Kjo madje mund të jetë mënyra sesi truri bën vend për kujtime të reja. Këtu janë disa çështje të zakonshme të kujtesës dhe çfarë mund të bëni rreth tyre.

Nëse konstatoni se nuk mund të mbani mend informacione të reja, ka shumë të ngjarë sepse nuk po kushtoni mjaftueshëm vëmendjen e nevojshme për të përpunuar dhe ruajtur ato. Që një memorie të formohet, truri duhet të marrë informacionin dhe më pas ta regjistrojë atë, në mënyrë që të jetë i disponueshëm për ju më vonë. Nëse nuk e mbani mend emrin e dikujt në një festë, për shembull, mund të jetë sepse jeni përqendruar në diçka tjetër kur dëgjuat për herë të parë emrin e tyre.

Të mos jesh i aftë të mbash mend  një çast është e zakonshme dhe ndodh për të gjithë. Në vend të kësaj mund të të vijë një mendim ose kujtesë e ngjashme. Por, përfundimisht do të kujtoni atë që dëshironi.

Mbani në mend se kujtesa mund të ndikohet nga një larmi e gjerë faktorësh, nga mungesa e gjumit deri në shqetësime emocionale ose madje edhe nga ilaçet. Përtej adresimit të këtyre çështjeve, hapa të thjeshtë mund të ndihmojnë në mbajtjen më të mirë.

Kur dëgjoni informacione të reja, përsëriteni me zë të lartë dhe shkruajini ato kur është e mundur për ta forcuar atë.

Mundohuni ta shoqëroni atë me diçka të njohur. Nëse është shumë për tu mbajtur mend menjëherë, copëzojeni në copa më të vogla që janë më lehtë të mbani mend.

Për njerëzit që janë përgjithësisht “harraq” , kryesorja është bërja e listave. Nuk ka asgjë të keqe në të shkruarit e detyrave tuaja të përditshme – për sa kohë që ju kujtohet ta mbani listën me vete dhe ta lexoni atë.