MENU
klinika

E zbulon “Gazzetta Dello Sport”

Në betejë me leuçeminë, Mihajlovic merr lajmin e madh!

28.08.2019 - 21:42

Trajneri i Bologna, Sinisa Mihajlovic, i diagnostikuar dy muaj më parë me leuçemi, ka lënë sot spitalin “Sant’Orsola”.

Mjekët i kanë dhënë “OK”-in trajnerit serb për të vijuar fazën e dytë të terapisë në shtëpi.

Periudha e kimioterapisë (rreth 40 ditë) ka përfunduar me sukses dhe tashmë trajneri mund të nisë një periudhë pushimi pranë familjes edhe pse për një “luan” si Mihajlovic nuk ka pushime. Trajneri ishte i pranishëm në stadium të dielën, në ndeshjen e parë të Serisë A midis Veronës dhe Bologna.

E përditshmja “Gazzetta Dello Sport” bën me dije se trajneri do të jetë nesër i pranishëm në qendrën stërvitore të Bologna për të ndjekur nga afër përgatitjet për sfidën e dytë sezonale, atë ndaj Spal. Ndërkohë që, me 100% trajneri do të jetë në stol edhe në këtë ndeshje.

Vendimi i mjekëve për të lejuar trajnerin të drejtojë skuadrën pak ditë më parë ka qenë i rëndësishëm edhe për të ndërmarrë këtë hap të madh, për të lënë Mihajlovic të largohet nga spitali.