MENU
klinika

Profil/ Siriusi i Madh

Dikur bari dhensh e më vonë bariu i popujve të Azisë

29.08.2019 - 18:02

E thërrisnin kurash, që do të thotë bari. Dhe jo sepse që ky fëmijë, i biri i Kambsit, mbreti i një hapësire të madhe territoriale, të kujdesej për dhentë, por sepse një mbret persian duhej të ishte bariu i popullit të tij.

Ne e njohim si Sirusi, emri që i dhanë grekët, pasi u bë i famshëm. Ai ishte persian, me origjinë nga një popullsi e vendosur në Iranin e sotëm.

Vitet e para të jetës së Sirusit (600-530 pr. K) janë të errësuar nga legjenda. Sipas saj, e ëma, ishte Mandana, vajza e Astiagesit, mbretit të Medës. Thuhet se Astiagesi mori parashikim se nipi do ta rrëzonte nga froni.

Ai e mbylli të bijën në pallat, e cila kishte mbetur shtatzënë dhe pasi fëmija lindi, Astiagesi urdhëroi vezirin e tij, Harpagusin që ta vriste foshnjën e porsalindur. Harpagusi nuk e vrau foshnjën, por ia dha një bariu vendas dhe i thotë mbretit të tij se Siriusi vdiq. Vite më vonë, Astiagesi zbulon të vërtetën. Ai urdhëroi Harpagusin t’i tregonte se ç’ishte bërë me foshnjën dhe Harpagusi i rrëfeu se nuk e kishte vrarë.

Mbreti Astiages u tërbua dhe i serviri për darkë mishin e të birit të vezirit të vet, për dënim. Ky është një folklor pers që u pëlqente grekëve, sepse tregonte barbarizmin e medeve, dhe persianëve.

Siriusit iu lejua të kthehej te prindërit, dhe ngjitja e tij në pushtet filloi me vendosmëri.

Një nga burimet e pushtetit të Siriusit qëndronte në faktin se në vendin e tij kishte kuaj nisajan, kuajt më të mirë të kavalerisë në botë.

Një burim tjetër pushteti ishin malsorët persianë. Sipas grekëve, këta bujq dhe barinj analfabetarë, mësonin vetëm tri gjëra: të kalëronin, të qëllonin dhe të thoshin të vërtetën. Gjithashtu ata admironin dhe u bindeshin udhëheqësve të mençur të luftës.

Siriusi, duke qënë një udhëheqës i tillë, arriti t’i bashkonte fiset persiane. Gjyshi i tij, Astiagesi, u shqetësua shumë. Ai e ftoi Siriusin të vinte në kryeqytetin e perandorisë së tij, por Siriusi e ndjeu se ftesa ishte kurth dhe nuk vajti.

Astagesi dërgoi dy ushtri, njërën të drejtuar nga ai vetë dhe tjetrën nga Harpagusi. Ndërkohë që drejt Siriusit po afrohej ushtria e parë, ajo nën komandën e Astiagesit. Harpagusi ndryshoi krah.

Përleshja përfundoi dhe Siriusi doli fitimtar, por më e pabesushme ishte vepra e padëgjuar që bëri më vonë. Ai ia fali jetën Astiagesit dhe lejoi të jetonte në luks.

Arsye se pse Siriusi e bëri këtë, kishte të bënte me një histori të vjetër, kur Asurbanipali, mbret i Asirisë, shkatërroi tërësisht një qëndër urbane, duke i vrarë civilët, vjedhur e plaçkitur si dhe rrënuar deri në gërmadhat tempujt dhe ndërtesat e tjera urbane, dhe nuk kaloi shumë kohë dhe vdiq.

Siriusi e dinte se një perandori nuk mund të ndërtohej sipas mënyrës asiriane. Sipas traditës së tij, ai ishte bari, jo ujk. Në vend që ta shkatërronte Medën dhe t’i vriste banorët e saj, Siriusi emëroi zyrtarë medianë për ta qeverisur së bashku perandorinë e tij të re. Harpagusi u bë një nga oficerët e tij më të lartë.

Shpejt bariu mësoi se Astiagesi nuk ishte ujku i vetëm në këtë botë. Kunati i mbreti medan, Krezusi i pasur dhe agresiv. Mbret i Lidisë, pa një mundësi për të zgjeruar mbretërinë e tij në drejtim të Lindjes.

Ai u këshillua me orakullin e Delfit, i cili i tha se, po të kapërcente kufirin në Medinë do të shkatërronte një perandori. I bindur se “perandoria e madhe” që do të shkërmoqej, do të ishte ajo e Siriusit. Krezusiu hodh në sulm.

Sulmi i parë, i operuar gjatë dimrit, dështoi dhe lidianët iu lutën aleatëve të tyre, babilonas dhe spartanë që të lëshonin një sulm të përgjithshëm në pranverë. Siriusi nuk priti të vinte pranvera. Ai i ndoqi lidianët nëpër male, dhe kur dy ushtritë u takuan në fushë, ai befasoi armikun.

Persianët i zmbrapsën lidianët në kryeqytetin e tyre, që ishte një fortesë e papërshkushme. Sipas historianit grek Herodoti, një ushtari lidian i ra helmeta në shkëmb dhe kur një pers vigjilent e pa ai e mbajti mend shtegun nga kishte kaluar roja. Persianët u kacavarën nëpër shkëmbinj (sigurisht pritën deri në momentin kur nuk kishte roje), u ngjitën në mur dhe pushtuan qytetin.

Herodoti vazhdon më tej duke shtuar se Krezusi për të mos rënë në dorë të Siriusit i vuri flakën vetes. Siriusi e shoi zjarrin dhe e emëroi Krezusin këshilltar të vetin për gjithë jetën.

Pushtimet e Siriusit vazhduan në vitet që pasuan, ai shtriu perandorinë e tij në Veri, thellë në stepat e Kaukazit dhe në Lindje në kufijtë e Indisë së sotme. Ndrësa në perëndim, sfida e tij mbetej Perandoria Babilonase.

Në mundësi për të rekrutuar mijëra ushtarë nga zgjerimi i perandorisë perse, Siriusi mund t’i bënte ballë luanit babilonas. Por fushata e tij përfundoi pa beteja kur ai thau lumin Eufrat, duke ia ndryshuar rrjedhën dhe me këtë truk i gjithë sistemi irrogacionit babilonas nuk funksionoi.

Por pavarësisht pushtimeve më me rëndësi është “Karta e parë e të drejtave të njeriut në botë” që gjendet sot në Londër. Siriusi nxori gjithashtu edhe një dekret që të gjithë skellevërit dhe të burgosurit hebrenj në Babiloni, të lejoheshin të ktheheshin në Jerusalem.

Edhe pse e donte paqen, ai zbuloi se ishte pothuajse e pamunduar ta ruante atë në një hasirë aq të madhe. Në një marshim të fundit kundër skitëve, bariu i mirë vdiq duke mbrojtur tufën e vet.

Legjenda thotë se Siriusi vdiq në 530 pr. K, ndërsa po shtypte një rebelim në rajonin verilindor të perandorisë së tij.

Varri i Siriusit është pëfshirë në UNESCO në vendet që janë në trashëgimi botërore dhe ndodhet në rrënojat Pasargades.