29.08.2019 - 19:44
Bizneset do të kenë më shumë kohë që të njihen me kalimin e faturave online.
Gjatë një takimi me bizneset, Ministrja e Financave deklaroi se bizneset e vogla do të kenë një aplikacion falas si një mënyrë për të mos i rënduar.
Afati për konsultimin e projektit të ri do të shtyhet me dy javë.
Sipas Denaj vënia në funksion e këtij sistemi do të rrisë transparencën e transaksioneve.
Faturat online pritet të hyjnë në fuqi në janar të vitit të ardhshëm.