MENU
klinika

Pas 6 vitesh

E papritur/ Mesfushori kuqezi braktis kombëtaren!

29.08.2019 - 21:01

Mesfushori i Shqipërisë, Migjen Basha ka njoftuar se nuk do të veshë më fanellën kuqezi si lojtar, pasi ka vendosur të tërhiqet.

32-vjeçari deklaroi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se është koha për t’iu lënë hapësirë lojtarëve të rinj dhe ai vetë t’i përkushtohet më shumë familjes së tij.

Basha u bë pjesë e Shqipërisë në vitin 2013 dhe prej asaj kohe ka luajtur në 32 ndeshje, ndërsa 15 herë të tjera ka hyrë si zëvendësues.

Në plot 17 raste ka qëndruar në stol, si dhe numëron 2 gola me fanellën kuqezi: Një ndaj Maltës në miqësoren e vitit 2014 dhe një ndaj Gjeorgjisë në barazimin 2-2 në vitin 2015, po në ndeshje miqësore.

“Mendoj që ka ardhur momenti i duhur për mua që t’i dedikoj më tepër kohë familjes time.

Por në të njëjtën kohë, ti japim mundësinë dhe lojtarëve më të rinj të kenë më tepër hapësira në ekipin kombëtar. Dua të falënderoj nga zemra te gjithë lojtarët e ekipit kombëtar, shokët e miqtë e mi gjatë këtyre viteve.

Falenderoj stafin teknik te ekipit kombëtar dhe Federatën Shqiptare te Futbollit për mundësinë”, shkroi Basha në deklaratën e lamtumirës.