MENU
klinika

Përkujtimi i datës historike

Rikthehet në kalendar dita e 6 dëshmorëve

14.09.2018 - 14:05

Kishte reshtuar së përkujtuari edhe pse akti heroik i 6 dëshmorëve të Rëmbecit në Korçë ka mbetur në kujtesën e atyre që kanë jetuar atë kohë, por së fundmi Bashkia e Maliqit ka vendosur të organizojë këtë fundjavë në 16 shtator Festën e Përkujtimit të të Rënëve të Luftës Nacional Çlirimtare, fillesat e së cilës datojnë që në shtator të vitit 1946.

Kështu pas afro 28 vitesh, Bashkia Maliq ka vendosur ta rikthejë traditën e përkujtimit të kësaj dite me një kalendar festiv, paçka se ngjarja lidhet me rënien në luftë të 6 dëshmorëve në fshatin Çiflig. Përgatitjet kanë filluar që këtë të premte. Elidjon Rustemi , administrator i kësaj njësie shprehet se aktiviteti do të përmbajë një sërë veprimtarish.

“Aktiviteti do të hapet me homazhet në Labidarin e fshatit Rëmbec për të vazhduar me organzimiet nga Qëndra Kulturore Maliq e për të përfunduar me gatimet tradicionale të zonës. Koncerti i zhvilluar nga Qendra Kulturore do të mbahet për të gjithë të pranishmit, banorë, përfaqësues nga pushteti lokal dhe natyrisht veteran “, shprehet ai.

Në këtë ditë kalendari i aktiviteteve do të jetë i ngjeshur për të filluar nga ora 10:00 e paradites deri në orët e pasdites së vonë dhe synohet të shëndrrohet në të ardhmen, sipas drejtuesve të pushtetit vendor, në një atraksion turistik për zonën e cila njihet për bukuritë e saj natyrore.

Përgatiti: L.S.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit