MENU
klinika

"Përgjegjësia e kryeministrit ishte..."

Meta mesazh të prerë Ramës: Më kundërshton vetëm…

30.08.2019 - 10:32

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë për mediat italiane lidhur me situatën politike në vend.

Meta është shprehur i bindur se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të kundërshtojë vendimin e tij dhe jo kryeministri.

Më tej kreu i shtetit thekson se nëse nuk do kishte nxjerrë dekretin për 13 tetorin, përplasja do ishte e pashmangshme.

Nëse nuk do të kisha nxjerrë dekretin për të shtyrë zgjedhjet në 13 tetor, një datë jo rastësore sepse procesi i pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian diskutohet më 18 tetor, do të kishte qenë e pashmangshme një përplasje mes dy fraksioneve politike.

Ndërsa unë veproja sipas Kushtetutës, përgjegjësia e kryeministrit ishte që ai nuk e kuptonte që zgjedhjet e mbajtura në këtë mënyrë ishin problem për negociatat.

Zgjedhjet e qershorit nuk ishin as kushtetuese, as ligjore, as legjitime. Vetëm gjykata kushtetuese mund të sfidojë dekretin e Presidentit, e fatkeqësisht veprimtaria e kësaj gjykatë është pezulluar nga vullneti i kryeministrit Rama.

Për të kuptuar parregullsinë e këtij procesi zgjedhor, mjafton të themi se në të 61 bashkitë në të cilat u votua fituan socialistët sepse nuk kishin asnjë kundërshtar, si gjatë regjimit komunist.

Unë do t’ju them më shumë: jo vetëm partia e kryeministrit ka zgjedhur të gjithë kryetarët e bashkive, por edhe anëtarët e këshillave bashkiakë, përfshirë qytetin e Tiranës. Pjesëmarrja, e njoftuar pas më shumë se njëzet ditëve, ishte zyrtarisht 23% por në të vërtetë edhe më e ulët”, shprehet Meta mes të tjerash.

Më tej Presidenti është pyetur edhe për përgjimet e gazetës gjermane Bild, ku ka theksuar se është e papranueshme që nuk është hetuar më herët.

Ishtë e papranueshme që vitet e fundit nuk janë bërë hetime të thella për këto ngjarje, është një nga rastet më të rënda të funksionimit të shtetit të së drejtës, zgjedhjet e rregullta janë zgjidhja e këtyre problemeve.

Ne gjithashtu kemi nevojë për masa më të forta për të zhdukur problemin e drogës, fitimet që rrjedhin nga trafiku i drogës janë shumë më të larta në Shqipëri në krahasim me fuqinë e ekonomisë sonë në krahasim me kombet më të mëdha si Italia apo Gjermania“, ka thënë Meta.