MENU
klinika

Profil

Nancy Wake, “Miu i Bardhë” i Rezistencës Franceze

30.08.2019 - 13:12

Nensi Uejk, (30 gusht 1912 – 7 gusht 2011) ishte një agjente sekrete gjatë Luftës së Dytë Botërore. Punonte si gazetare në Francë kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore.

Ajo doli vullnetare për të qenë korriere informacionesh për Rezistencën Franceze dhe themeloi një rrjet aq të madh spiunësh sa që Gestapo ofroi miliona për kokën e saj. Aftësitë e saj në spiunazh krahasoheshin më shkathtësinë e saj fizike. Ajo është akuzuar se ka vrarë një ushtar gjerman me duart e saj. Pas luftës, u nderua me çmime civile në 5 vende. Ajo ishte femra më e dekoruar spiune.

Lindur në Roseneath, Wellington në Zelandën e Re, më 30 gusht 1912, Uejk ishte më e vogla nga gjashtë fëmijët.

Në vitin 1914, familja e saj u shpërngul në Australi dhe u vendos në Sidnej. Pak kohë pas kësaj, babai i saj u kthye në Zelandën e Re dhe nëna e saj i rriti fëmijët. Në Sidnej, Uejk ndoqi Shkollën e Arteve. Në moshën 16 vjeçare, u largua nga shtëpia dhe punoi si infermiere. Ajo shkoi në Londër ku u trajnua si gazetare. Në vitet 1930, ajo punoi në Paris dhe më vonë për gazetat Hearst si një korrespondent evropian. Ajo ishte dëshmitare e ngritjes së Adolf Hitlerit dhe lëvizjes naziste.

Në 1937, Uejk u takua me industrialistin e pasur francez Henri Edmond Fiocca, me të cilin ajo u martua më 30 nëntor 1939. Ajo jetonte në Marsejë, Francë, kur Gjermania e pushtoi. Gjatë luftës në Francë, Uejk shërbeu si një shofere ambulance. Pas rënies së Francës në vitin 1940, ajo u bë një agjente për Rezistencën franceze dhe më vonë u bashkua me rrjetin e shpëtimit të kapitenit Ian Garrow. Në lidhje me aftësitë e Wake për të mos u kapur, Gestapo e quajti atë “Miu i Bardhë”. Në këtë kohë Wake ishte personi më i kërkuar i Gestapo në zonën e Marsejës, me një çmim prej 5 milionë franga në kokën e saj . Kur rrjeti u tradhtua po atë vit ajo vendosi të ikë nga Franca.

Pas rënies së Francës në vitin 1940, ajo u bë një agjente për Rezistencën franceze dhe më vonë u bashkua me rrjetin e shpëtimit të kapitenit Ian Garrow.

Nga 1943, Uejk ishte personi më i kërkuar i Gestapo-s me një çmim prej 5 milionë franga.

Prandaj, u bë e nevojshme që ajo të largohej nga Franca. Pas arritjes në Britani, Uejk u bashkua me Ekzekutivin e Operacioneve Speciale. Nga prilli i vitit 1944 deri në çlirimin e Francës, ajo e trupat e saj luftuan gjermanët në shumë mënyra të ndryshme. Në një moment, duke qenë të vetëdijshëm për këtë grup të madh, gjermanët dërguan në 22,000 ushtarë për t’i shfarosur ato. Megjithatë, për shkak të aftësive të jashtëzakonshme organizimit të Uejk, trupat e saj ishin në gjendje t’i mposhtnin ata duke shkaktuar 1.400 viktima gjermane.

Menjëherë pas luftës, Uejk iu dha medalja e Xhorxhit, Medalja e Lirisë së Shteteve të Bashkuara, Médaille de la Résistance, dhe tri herë, Croix de Guerre.

Pas luftës, ajo punoi për departamentin e inteligjencës në Ministrinë Ajrore Britanike, bashkangjitur ambasadave në Paris dhe Pragë. Ajo ka punuar si oficere e inteligjencës në departamentin e ndihmës shefi i stafit të ajrit në Ministrinë e Ajrit në Whitehall. Ajo dha dorëheqjen në vitin 1957, pasi u martua me një oficer, John Forward, në dhjetor të atij viti. Ata u zhvendosën në Australi në fillim të viteve 1960.

Uejk u zgjodh kandidate liberal në zgjedhjet federale të 1966 për selinë e Sidnejt të Kingsford Smith. Por Uejk ishte përsëri e pasuksesshme.

Në 1985, Uejk publikoi autobiografinë e saj, The White Mouse (Miu i Bardhë). Libri u bë një bestseller dhe është ribotuar shumë herë.

Më vonë, pas 40 vjet martese, burri i saj John Forward vdiq më 19 gusht 1997. Çifti nuk kishte fëmijë. Ajo shiti medaljet e saj për të financuar veten duke thënë. Në 2001, Wake u largua nga Australia për herë të fundit dhe emigroi në Londër.

Uejk vdiq në 7 gusht 2011, 98 vjeç, në spitalin Kingston, pasi u diagnostifikua me një infeksion në gjoks.

Ajo kujtohet si një nga femrat më të rrezikshme në historinë e njerëzimit, si agjentja sekrete e shumëkërkuar nga Gestapo dhe agjentja që vrau pa mëshirë ushtarin gjerman me duart e saj.