MENU
klinika

Mesazhi i Presidentit

Meta: Kurrë më sistem totalitar në Shqipëri

30.08.2019 - 16:02

Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Forcë, Presidenti Ilir Meta ka dhënë mesazhin e tij, se kurrë nuk duhet lejuar instalimi i sistemeve totalitare në Shqipëri.

Sipas tij, kjo ditë është një mundësi për të ngritur zërin dhe për të mos i harruar viktimat e zhdukur gjatë regjimit komunist.

“Sot pata nderin e veçantë të vlerësoj me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile” Shqipjon Topullin (pas vdekjes) si dhe djemtë e familjes Petrela, vëllezërit Bujar, Ylber, Halil dhe Seit, të cilët kanë kaluar kalvarin e tmerrshëm të vdekjes dhe varrosjes së prindërve të tyre, nga regjimi komunist, në fshehtësi dhe pa asnjë shenjë identifikimi”, shkruan Meta në Facebook.

“Një ditë si kjo, – thotë Presidenti Meta- na kujton se ne duhet të jemi edhe më shumë të bindur për një rrugëtim më të shpejtë dhe solid drejt Bashkimit Europian dhe forcimit të demokracisë, duke mos lejuar më kurrë asnjë sistem totalitar të instalohet në Shqipëri, në të gjitha format e tij.

“Që të mos kthehemi 30 vite pas si në kohët e errëta të dhunimit dhe shtypjes, por të ecim përpara denjësisht si qytetarë të lirë europianë dhe me dinjitetin njerëzor që meriton çdo shqiptar”, mbyll mesazhin e tij kreu i shtetit.

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA