MENU
klinika

'Binjakja e saj e humbur'

Moderatorja shqiptare, sozia e Dua Lipës!

30.08.2019 - 18:49

Në nëntor të vitit që lamë pas Klea Huta pati fatin e madh që të intervistojë këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Pas takimit në Itali, vajzat bënë edhe disa foto mjaft të bukura, të cilat Klea Huta i publikoi menjëherë në Instagram-in e saj. Fotot morën shumë komente nga ndjekësit e saj dhe një pjesë e madhe tyre i krahasonin së bashku.

Ndjekësit mendonin se ato kanë ngjashmëri të frikshme me njëri-tjetrin, megjithatë u desh fotoja e fundit e Dua Lipës që edhe Klea të pranonte ngjashmërinë.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, moderatorja ka treguar një foto të Duas dhe mbi të shkruan:

“Nuk mund ta besoj unë gjeta binjaken time”.

Ngjashmëria e tyre është shumë e madhe dhe Dua duket si binjakja e humbur e Klea Hutës.

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat