MENU
klinika

Tradhëtoi Shqipërinë për Greqinë

Olimpiakosi degdis Durmishajn

30.08.2019 - 20:11

Fiorin Durmishaj është një nga emrat më të urryer të tifozëve shqiptarë, teksa u bë protagonist i një tradhëtie të madhe pak muaj më parë, kur zgjodhi të luante për Greqinë, duke i kthyer shpinën Shqipërisë, ndonëse ishte aktivizuar me 21-vjeçarët kuqezi.

Sulmuesi i lindur në Vlorë zhvilloi një sezon shumë të mirë te Panioniosi dhe Greqia arriti ta bindë të veshë fanelën bardheblu dhe më pas erdhi firma me Olimpiakosin, lëvizje kjo që më shumë ngjau si pakt që Durmishaj të zgjidhte helenët dhe jo vendlindjen e tij.

Si për ta vërtetuar këtë ka qenë aktivizimi me pikatore qoftë te Olimpiakosi, qoftë te përfaqëesuesja helene, ndërsa klubi nga Pieru i ka bërë dalje durmishajt ditën e sotme, duke e çuar në Belgjikë, te Bevereni, skuadra e fundit e tabelës, dhe duke i hequr mundësinë që të luanjë në Champions.