MENU
klinika

Takon nxënësit nga Kosova

Meta apel të fortë: Të mbështesim të rinjtë

30.08.2019 - 20:30

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me një grup nxënësish nga Prishtina, ndërsa nuk ka munguar një apel drejtuar strukturave shtetërore në Kosovë ashtu edhe atyre në Shqipëri.

Kreu i Shtetit thotë se të rinjtë duhet të mbështeten në mënyrë të pakursyeshme në ambiciet që kanë për dijen dhe shkencën, pasi ata do të jenë liderët e së ardhmes.

Postimi i Metës

“I impresionuar nga bashkëbisedimi që pata sot me disa nga fëmijët me inteligjencë të jashtëzakonshme të Institutit “ATOMI” – Prishtinë. Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë më të vëmendshme për mbështetjen e këtyre të rinjve, si një mundësi e shkëlqyer për progres shoqëror, por edhe për prezantimin me dinjitet të vlerave të kombit shqiptar, në përpjekjet për të kapur majat e shkencës, teknikës dhe teknologjisë botërore. Me bindjen se do ta realizojnë maksimalisht veten, u urova shumë suksese, besimplotë se do të jenë disa nga liderët tanë të së ardhmes në shumë fusha!”-shkruan Meta.

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA