MENU
klinika

"Jam me fat që jam këtu"

Roma zyrtarizon blerjen e papritur nga Man.United

30.08.2019 - 21:21

Pas zbarkimit të tij në Itali dhe vizitave mjekësore të zhvilluara sot në Villa Stuart, Chris Smalling është bërë zyrtarisht një lojtar i ri i Roma-s.

Klubi verdhekuq e ka huazuar qendërmbrojtësin 29-vjeçar nga Manchester United për 3 milionë euro deri në qershorin e 2020-ës.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe kam qenë sapo kam mësuar për interesimin e Roma-s. Kam mundësinë të bëjë një eksperiencë me një skuadër të madhe, me ambicie të mëdha. Ishte ajo që më duhej dhe jam shumë me fat që jam këtu”, u shpreh ai.

Anglezi do të mbajë fanellën me numrin 6.