MENU
klinika

Rikontruksioni i godinave

Rama në “Qytetin Studenti”, prezanton lëvizjen e re, çfarë do t’u besohet studentëve

31.08.2019 - 15:03

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj  kanë inspektuar rikonstruksionin e godinave në “Qytetin Studenti”. Shefi i qeverisë theksoi se krahas Tiranës, ndërtimi dhe rikonstruksioni i konvikteve ka nisur në qytetin e Korçës, dhe shumë shpejt pritet që ky proces të nisë edhe në qytetin e Shkodrës,  Vlorës, Elbasanit dhe Gjirokastrës.

““Shumë mirë besoj që ne jemi në kohë për t’i akomoduar pjesën më të madhe, siç duhet. Korça ka filluar, Shkodra po ashtu është në proces edhe fillon këto ditë sepse gjithçka është bërë gati, Elbasani, kemi dhe Vlorën dhe Gjirokastrën. Këto janë, pastaj kuptohet që këtu Kampusi do të bëjë ndryshimin e madh, nuk diskutohet”-tha Rama.

Kryeministri theksoi se deri tani ka përfunduar rikonstruksioni në 11 konvikte, ndërsa gjashtë të tjerë janë në proces e sipër. Gjithashtu shefi i qeverisë prezantoi edhe një ide të re, e cila sipas tij do t’u krijojë mundësi ekstra studentëve që të administrojnë vetë godinat kundrejt një pagese.

“Në Qytetin Studenti ku ka përfunduar rikonstruksioni⚒ i 11 konvikteve? dhe janë drejt përfundimit edhe 6 godina të tjera. Për herë të parë, godinat do të administrohen nga vetë studentët?‍??‍?. Në çdo godinë e në çdo kat një student do të jetë përgjegjës për zgjidhjen e çdo problemi me mirëmbajtjen dhe mbarëvajtjen e punëve të godinës. Ndërkohë kantieret janë hapur edhe në konviktet e Korçës, Shkodrës, Elbasanit, së shpejti edhe në Vlorë e Gjirokastër.

#Paktipëruniversitetin?”-shkruan Rama në Facebook.

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!