Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Durrësit. Një grua 50 vjeçe është gjetur e plagosur me plumb në kokë. Ajo u gjet e plagosur në banesë.
50-vjeçarja e plagosur është Rufajete Azisolli. Për shkak të gjendjes së rëndë, ajo është nisur drejt Spitalit të Traumës.
Policia e Durrësit ka nisur hetimet për ngjarjen. Hetimi është shtrirë në dy pista, në atë të plagosjes dhe vetëplagosjes.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 14, në Shkozet të qytetit bregdetar.
Në lidhje me ngjarjen, ka reaguar policia. Sipas policisë, 50-vjeçarja është vetëplagosur me armë zjarri dhe se prej kohësh vuante nga probleme psikologjike.
Njoftimi i policisë:
Më datë 31.08.2019, në lagjen Nr. 14, Durrës, në banesë ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri, shtetasja R.H., 61 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës nëTiranë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.