31.08.2019 - 18:52
Një hapësirë toke e mbjellë me ullishte është përshirë nga flakët në fshatin Lalar, në Patos.
Si pasojë e flakëve janë shkrumbuar rreth 1000 rrënjë ullinj dhe bimësi e ulët.
Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe është duke punuar për shuarjen e flakëve.
Gjithashtu edhe në Berat është regjistruar një vatër zjarri. Një person i cili ishte duke pastruar tokën i kishte vënë flakën disa barishteve, por flakët u përhapën duke rrezikuar banesat në lagjen Çelepia.
Flakët e dala jashtë kontrollit u shuan nga ndërhyrja e zjarrfikëses dhe banorëve të zonës, ndërsa policia po punon për identifikimin e personit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Vizita e Thaçit në Ujman
‘Veriu është territor i Kosovës, nuk marr leje për ta vizituar’
Dhjetra hektar 'nën pushtetin' e flakëve