01.09.2019 - 17:27
Prej disa vitesh, këngëtarja e njohur Leonora Poloska është larguar nga muzika dhe nuk ka sjellë më projekte të reja.
Me siguri të gjithë i mbani mend këngët e saj të famshme: “Do të digjesh”, “S’kam faj”, apo bashkëpunimin e famshëm me Bleron, të titulluar “Crazy”.
Lajmi i mirë është se Leonora do të rikthehet në muzikë dhe këtë e bëjnë të ditur burime për “Prive.al”.
Mësohet se këngëtarja e ka përfunduar projektin e ri muzikor që pritet të jetë baladë dhe tashmë po xhiron klipin e këngës.
Balada e re e këngëtares pritet të publikohet këtë muaj.
Kujtojmë se Leonora është e martuar me partnerin e saj, Andin Randobrava dhe në vitin 2017 ata u bënë prindër të një vajze.