MENU
klinika

Investimi në rrjetin e ujësjellësit

Përmirësohet furnizimi me ujë në rrugën “Xhanfize Keko”

02.09.2019 - 10:50

Një tjetër investim i rëndësishëm me materiale bashkëkohore po kryhet në rrjetin e ujësjellësit tek rruga “Xhanfize Keko”.

Punonjësit e UKT-së thonë se ky investim madhor për këtë zonë do të sjellë ndryshime të dukshme të sasisë dhe cilësisë së furnizimit me ujë.

Specialistët dhe grupet Ujësjellësit në terren po punojnë pa ndërprerje, deri në orët e vona të mbrëmjes për të finalizuar këtë projekt.

Në këto katër vite, janë realizuar një sërë investimesh të rëndësishme në shumë zona të kryeqytetit, duke rinovuar tërësisht rrjetin e amortizuar nga mosvënia dorë prej vitesh duke sjellë përmirësim të ndjeshëm të furnizimit me ujë të pijshëm dhe të cilësisë së tij.

Në të njëjtën kohë një vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe përgjigjes në kohë të shqetësimit të qytetarëve për çdo problem në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve përmes specialistëve të UKT.

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!