MENU
klinika

Krimi në familje

Tmerr! Djali vret të atin me sëpatë!

02.09.2019 - 11:46

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Memaliaj.

Mësohet se djali ka vrarë babain e tij mëngjesin e sotëm me sëpatë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shalës ku Arjan Shahaj, 35 vjeç ka vrarë babain e tij Iliaz Shahaj.

Autori pas krimit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia është vënë në ndjekje të tij.

Ka qenë kryeplaku i fshatit që ka njoftuar policinë për vrasjen. Policia ka nisur hetimet dhe ka ngritur postblloqe për kapjen e autorit.

Dyshohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor.