MENU
klinika

Mësoni hapat e thjeshtë

Si të parandaloni lindjen e parakoshme?

02.09.2019 - 14:28

Nuk janë të rralla rastet që gratë shtatzëna bëjnë lindje të parakohshme.

Nuk është plotësisht në dorën e tyre, por ka disa hapa të thjeshtë që e parandalojnë.

Fillimisht sugjerohen kontrollet e vazhdueshme tek gjinekoloku. Madje, duhet informuar për rastet që keni patur në familje për lindje të parakohshme, keni presion të lartë gjaku, diabet ose keni vuajtur nga infeksionet vaginale, ose jeni mbi 35 vjece. Të gjitha këto rrisin shanset për të lindur para kohe.

Për këtë arsye, duhet të njoftoni mjekun tuaj që të marrë masa paraprake.

Sipas studimeve, gratë që fitojnë rreth 9 kg gjatë shtatzënisë janë më të prekura të bëjnë lindje të parakoshme se ato që marrin vetëm 6.8 kg më shumë.

Një dietë e balancuar me ushqime të shëndetshme e ul rrezikun. Mundohuni që të ushqeheni me fruta, perime, peshk salmon, ushqime me kalcium dhe ti thoni “mirupafshim” cigares e alkoolit. Nuk duhet të harroni që përfshini ushtrimet fizike në rutinën e ditës.

Studimet kanë treguar se gratë shtatzëna që ecin për 20 minuta, ulin mundësinë e lindjes së parakoshme me 30%.

Me anë të këtyre hapave të thjeshtë, mund të keni shtatzëni të mbarë.