MENU
klinika

Çfarë pritet të ndodhë këtë muaj?

Sot rikthehet Kuvendi/ Në fokus shkarkimi i Metës!

02.09.2019 - 14:51

Përplasjet me presidentin do të jenë temat kryesore të debatit në parlament në këtë shtator.

Konferenca e kryetarëve e mbledhur sot për herë të parë për këtë sesion parlamentar do të diskutojë më 12 shtator dekretet e presidentit Ilir Meta i cili ktheu për rishqyrtim në kuvend 9 pr/ligje. Bëhet e ditur se më 19 shtator do të jetë seanca e fundit e diskutimeve të dekreteve të kreut të shtetit dhe me shumë gjasa, do të votohet kundër.

Ndër çështjet më të debatuara që janë kthyer për rishqyrtim, janë Kodi Penal dhe pr/ligje që kanë të bëjnë me kontrata koncesionare të PPP.

Me nisjen e sesionit të ri parlamentar do të nisë punën dhe komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Meta. Për këtë çështje në Tiranë pritet të mbërrijnë dhe përfaqësues të Komisionit të Venecias.

Burimet kanë bërë të ditur se delegacioni do të ketë takime me presidentin por dhe me përfaqësuesit e komisionit hetimor. Mazhoranca kërkoi shkarkimin e presidentit pas zhdekretimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. PS e quajti antikushtetues një vendim të tillë.

Ndërkohë, opozita pritet të përdorë sërish protestat si ‘armën e tyre të fortë’ për të tentuar largimin e qeverisë.

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!