MENU
klinika

Nga “Pepe Jeans”

Dua Lipa vjen me koleksionin e ri të xhinseve

03.09.2019 - 13:30

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka sjell koleksionin e saj më të ri në bashkëpunim me brendin e famshëm botëror, “Pepe Jeans”. 

Këtë koleksion ajo na sjell përmes disa fotografive në Instagram ku edhe kësaj radhe ajo duket fantastike.

“Jam shumë e entuziazmuar të njoftoj që bashkëpunimi im Dua Lipa  dhe Pepe Jeans tani është në dispozicion për të blerë. Unë kam qenë duke punuar shumë prapa skenave për të hartuar koleksionin tim të parë të frymëzuar nga vitet ’90 dhe vitet e hershme në Londër.

Koleksioni është ideuar me fansat e mi në mendje, dhe unë jam shumë i entuziazmuar që të ju shoh në këto rroba. Unë jam aq krenare për projektin dhe mezi presim që nesër të fillojë ngjarjen zyrtare”, ka shkruar ndër të tjerash Dua.

Dua përveç angazhimit në muzikë, ka arritur ti nënshkruaj edhe disa kontrata me marka të ndryshme botërore duke u bërë imazh i tyre.