MENU
klinika

Kufizimet për mjetet e tonazhit të rëndë

Bllokohet kromi i Bulqizës në Qafën e Buallit

03.09.2019 - 17:19

Mësohet se dhjetëra mjete të tonazhit të rëndë, të cilët transportonin krom nga Bulqiza në drejtim të Durrësit, janë bllokuar këtë të martë në Qafën e Buallit.

Sipas drejtuesve të mjeteve, shkak i bllokimit është bërë një urdhër i ditëve të fundit që të mos qarkullohet me mbi 8 tonë në aks.

Por, ata shprehen se pesha në mjetet e tyre është vendosur sipas lejes së qarkullimit dhe se nuk kanë asnjë kilogramë mbi këtë peshë.

Drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë shprehen se policia po bën diferencime, pasi sipas tyre, lejohen të kalojnë mjete mbi tonazh e për ta nuk pranohet as pesha e lejes së qarkullimit.

Drejtuesit e mjeteve paralajmërojnë se do të zhvillojnë protestë, nëse problemi i tyre nuk zgjidhet.

Kjo nuk është hera e parë që mjetet e tonazhit të rëndë kanë probleme me qarkullimin, pasi vazhdimisht janë bërë kontrolle për të mos lejuar lëvizjen e tyre mbi tonazh.

Bilanci tragjik nga masakra në Shkodër thellohet në 4 viktima

Ndërron jetë në spital Bashkim Basha

Kryeson Lezha, ja qyteti që mbetet në fund

Cili qark është më kursimtari këtë vit?