MENU
klinika

Lajm i hidhur për policinë

Shuhet ish-komisari pas një lufte të gjatë operacionesh

03.09.2019 - 17:24

Lajm i hidhur për policinë shqiptare. Është ndarë sot nga jeta ish-komisari Elvis Kalamishi.

Mësohet se ish-komisari ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë, pas një lufte të gjatë operacionesh.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim.

Në mesazhin e ngushëllimit, kjo shoqatë e cilëson ish-komisarin Kalamishi si një koleg të përkushtuar dhe njeri dinjitoz.

“Me hidhërim mësuam largimin prej nesh të kolegut tonë të nderuar, komisar Elvis Kalimishi. Një koleg i përkushtuar dhe njeri dinjitoz humbi betejën me vdekjen pas një lufte të gjatë operacionesh.

Shprehim ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve dhe kolegëve të Organizatës së Policisë. I përjetshëm qoftë kujtimi i Komisar Elvis Kalamishi”, shkruhet në mesazhin e ngushëllimit.

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci