MENU
klinika

Forumi Strategjik në Slloveni

Palmer flet troç: Synimi ynë, të hapim negociatat mes Shqipërisë dhe BE!

03.09.2019 - 17:28

Në Forumin Strategjik të Bledit, i cili po zhvillohet në Slloveni, i ngarkuari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka shprehur mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Palmer në fjalën e tij në këtë Forum me temë ’ Ballkani Perëndimor –Evropianizimi, Demokratizimi’ theksoi se objektivat e SHBA janë tre dhe ato janë shumë të qarta:

-Të mundësojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut;

-Të mundësoje dialogun Serbi- Kosovë dhe gjetjen e zgjidhjeve për problematikat kryesore;

-Bosnja dhe Herzegovina të bëhet një shtet funksional;

  • Pjesë nga fjala e Palmerit:

Vitet e fundit është folur shumë pse USA nuk është prezent në Ballkan dhe nuk e ka me shumë në fokus.

Pikërisht për këtë arsye për të qenë prezent më shumë në rajon, dhe duke takuar me shume drejtuesit e rajonit, synimet kryesore të punës janë:

-Të mundësojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut;

-Të mundësoje dialogun Serbi- Kosovë dhe gjetjen e zgjidhjeve për problematikat kryesore;

-Bosnja dhe Herzegovina të bëhet një shtet funksional;

Departamenti i Shtetit katër ditë më parë emëroi Zëvendës Ndihmës Sekretarin Matthew Palmer si Përfaqësuesin e tij të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

“Në këtë rol, – tha Departamenti i Shtetit, – zoti Palmer do të udhëheqë përpjekjet tona për të forcuar angazhimin diplomatik amerikan në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe begatisë në rajon dhe për t’u përqëndruar në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore.”-thuhej në njoftimin e DASH.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!