04.09.2019 - 15:57
Fotografi shumë i njohur i VIP-ave, Peter Lindbergh, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.
Kjo ka ndodhur ditën e djeshme, mirëpo vetëm pak më parë u njoftua nga familjarët për lajmin e hidhur, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram.
Ende nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes së fotografit, ndërkohë të shumtë janë personat që kanë shprehur ngushëllimet e tyre në komente.
Fotografi gjerman është cilësuar si një ndër artistët më kontemporanë dhe influencues në imazhet kinematografike dhe fotot e modës.
Në tetor të vitit 2017, ai fotografoi dukeshën e Sussex, Meghan Markle, për kopertinën e revistës “Vanity Fair”.