04.09.2019 - 16:05
Edhe pse stina e vjeshtës po afron, zjarret vijojnë të djegin pa pushim sipërfaqe të mëdha me pyje në të gjithë vendin.
Një situatë e vështirë raportohet në zonën e Fierit.
Mësohet se zjarri ka rënë në një zonë pyjore në Cakran, shumë afër zonës që u përfshi nga flakët pasditen e djeshme.
Nga të dhënat e para thuhet se flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe prej 5 hektarësh, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Fierit dhe Patosit dhe dy drejtuesit kryesorë të tyre.
Pas punës intensive të kryera në terren nga shërbimet zjarrfikëse flakët janë vënë në kontroll.