MENU
klinika

Ambra Muzhaqi, Fizioterapiste

Mbi 40 vjeç? Rrezikoheni nga kjo sëmundje e frikshme

14.09.2018 - 20:54

Çfarë është koksoartroza? 

Artoza e kokso-femoralit është një sëmundje artikulare kronike, degjenerative dhe progresive e artikulacionit koksfemoral (Këllku ose kordhokula).

Është sëmundje shumë e përhapur dhe prek që të dyja gjinitë në Shqipëri. Konsiston fillimisht në alterime regresive të kartilagos kockore dhe në vazhdimësi shfaqet me modifikime të strukturave që formojnë artikulacionin si kocka, cipa sinoviale, kapsula.

Artroza e kokso-femoralit mund të ndikojë dhe në artikulacione të tjera si kolona vertebrale dhe gjuri prandaj kërkon një ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.

Cilat janë disa prej simptomave?

Pacientët me këtë patologji që në fazat e para të instalimit të sëmundjes referojnë dhimbje, gjë e cila i shtyn të drejtohen në qendrat mjekësore. Dhimbja shfaqet në zonën ingluiale që shpesh irradiohen në pjesën e përparme dhe të brendshme të kofshës, të gjurit.

Mund të vërejmë që pacienti ka kufizim të lëvizjeve të artikulacionit. Muskujt përreth atij artikulacioni paraqiten të fortë dhe të kontraktuara. Me kalimin e kohës pacientit mund t’i bashkangjiten dhe probleme të tjera si shkurtesa e gjymtyrës së prekur apo ndyshime në mënyrën e të ecurit.

Nga se shkaktohet koksoartroza?

Faktorët që ndikojnë në instalimin e koksoartrozës:

  1. Mbipesha apo obeziteti krijojnë kushte mbingarkese në artikulacionin kokso-femoral dhe për pasojë mund të instalohet kokso-artroza;
  2. Mosha: pas moshës 40 vjeç rritet probabiliteti për instalimin e koksoartrozës;
  3. Hyperaktiviteti i artikulacionit është faktor i rëndësishëm në instalimin e saj;
  4. Faktori gjenetik, ka mundësi më të madhe për instalimin e sëmundjes në qoftë se ka anëtarë të tjerë të familjes që kanë vuajtur nga sëmundja;
  5. Alterime metobolike sidomos të kalciumit;
  6. Ambienti, klima dhe kushtet e punës.

Këshilla:

Këtu janë të renditura disa këshilla për pozicione që mund të ndërmerren gjatë jetës së përditshme:

– Të evitojë mbajtjen e objekteve të rënda.

– Ulja me gjunjë të larguara.

– Evitohet ulja mbi karrige shumë të ulëta ose mbi kolltuk shumë të mbushur me filtër ose sfungjer.

– Nuk duhet të shtrihet nga ana e prekur nga kjo patologji.

– Nuk duhet të kryqëzohen këmbët kur ecën, sidomos kur kthehet.

– Të evitojë të përkulet përpara.

– Duhet të përdorë ndihmësat ose deambulatorin derisa mjeku ta vendosë.

– Duhet të evitojë të rrijë ulur më shumë së një orë para se të çohet dhe të bëjë strecing.

– Gjatë natës duhet të flejë nga ana e këmbës së shëndoshë.

– Të ulë peshën trupore.

Trajtimi fizioterapeutik:

Duke qenë se simptoma kryesore është dhimbja, funksioni i parë i fizioterapisë është ulja e dhimbjes. Duhet të përforcojë dhe të zgjasë muskujt e artikulacionit kokso-femoral të prekur. Të ulë rigiditetin artikular.

 

Referencat:

Clinica ortopedica manuale – atlante (quarta edizione ); C.Morlacchi in collaborazione con A.Mancini , Roma settembre 2002;

La riabilitazione in ortopedia (seconda edizione); Silvano Boccardi, febbraio 2014.