MENU
klinika

“France Football”

Tri arsye pse Franca duhet t’i trembet Shqipërisë!

05.09.2019 - 16:21

Më 7 shtator, prej orës 20:45, do të luhet ndeshja kualifikuese e grupit H, mes Francës dhe Shqipërisë.

“Stade de France” do të jetë arena ku kampionët e botës në fuqi dhe kuezinjtë tanë do të “përplasin brirët”. Një transfertë mjaft e vështirë për Edy Reja dhe të tijtë, të cilëve iu nevojiten pikë në dy sfidat e shtatorit, nëse duan të mbajën gjallë ëndrrën e kualifikimit në “Euro 2020”.

Interesant është fakti se francezët, edhe pse janë favoritë absolutë, e vlerësojnë Shqipërinë.

Më konkretisht, prestigjiozja “France Football”, në numrin e së martës, ka renditur tri arsye pse Franca duhet t’i frikësohet pakëz Shqipërisë:

1. Sepse në vitin 2014, Portugalia u surprizua nga “shqiponjat” dhe kjo fitore pati shumë rëndësi, megjithëse CR7 nuk ishte atë ditë në fushë.

2. Sepse Mërgim Mavraj, ai që pati shënuar golin e barazimit të turpshëm mes dy kombëtareve në ndeshjen e Rennes, është gjithmonë aty.

3. Sepse trajneri Edy Reja është një mik shumë i mirë i mjeshtrit të taktikës Fabio Capello. Do ta kemi pisk, nëse ai i ka dhënë disa këshilla.