05.09.2019 - 20:17
Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar rreth orës 19:50 të së enjtes mbrëma (5 shtator).
Sipas njoftimeve të IGJEUM tërmeti ka qenë 3.8 ballë i shkallës Rihter.
Epiqendra e tij ka qënë qyteti i Gjirokastrës. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Himarë e Sarandë.
Mes banorëve ka patur momente paniku.
Veçanërisht banorët e ndërtesave të larta janë larguar nga banesat e tyre dhe kanë dalë në ambiente të hapura.
utoritetet kanë bërë thirrje për qetësi dhe durim, deri sipas tyre për sqarimin e situatës.