MENU
klinika

Përse është thirrur?

E hëna e madhe, Presidenti Meta kthehet në Parlament

06.09.2019 - 11:24

Presidenti Ilir Meta do shkojë të hënën në Parlament. Lajmi është rikonfirmuar nga zëdhënësi i tij, Tedi Blushi me anë të një postimi në Facebook.

Meta do paraqitet në Parlament në orën 09:59.

“Të dashur kolegë gazetarë që vazhdoni të më pyesni nëse do të shkojë apo jo Presidenti Meta në Parlament.

Ju konfirmoj me përgjegjshmëri maksimale se: Ditën e hënë, Presidenti Meta në ora 09:59 do të jetë në Parlament,”-shkroi Blushi.

Presidenti Ilir Meta është thirrur për të dëshmuar në Komisionin Hetimor në datën 9 shtator në orën 10:00. Data dhe ora u vendosën nga Komisioni Hetimor në dakordësi edhe me Presidencën.

Duket se Meta do të jetë zyrtari më i lartë i shtetit shqiptar që paraqitet në një komision hetimor.

Meta është thirrur për të mbajtur qëndrim para deputetëve që kërkojnë shkarkimin e tij për shkelje kushtetuese.

Hetimi për Presidentin Meta do të zgjasë deri në 9 tetor.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!