MENU
klinika

Sprovë mbi librin “Princi”

Cilin libër shkroi djalli?

06.09.2019 - 14:25

“Druhem në gjendet në historinë e letrave edhe një tjetër emër po aq i urryer sa ky i këtij” – ka thënë lordi Makolei për Makiavelin.

Nikolo Makiaveli, filozofi i Rilindjes Italiane që është trajtuar gjerësisht nga portali Konica.al, është përgjegjës për veprën më brilante të shkencës politike të shkruajtur ndonjëherë nga një intelektual në kulturën perëndimore.

Titulli i artikullit është vetë një kujtesë për t’u mos u harruar. Vetë princërit dhe zyrtarët e lartë të shek.XVI kanë qënë shumë të saktë kur e kanë quajtur “Princin e Makiavelit”, libër i shkruar nga vetë djalli.

Për anglezët e kohës së Elizabetës, emri i Makiavelit shqiptohej si sinonim i fjalës “ateist”. Emri i vjetër i djallit “Babëloku Nik” u bë edhe më popullor, falë pasurimit që iu bë kuptimit duke nënkuptuar Makiavelin.

Nxitja për të shkuar këtë vepër, nuk mund të mos vinte nga disa peripeci fatzeza që gdhendën formimin e personalitetit të Makiavelit në atë periudhë. Sigurisht që, pa përgatitjen e thellë intelektuale në histori, që u derivua nga pasioni i papërmbajtur i Makiavelit për leximin e saj, libri “Princi” nuk do të kishte dalur kurrë në dritë.

  • Në formimin e truphidhurit fiorentin ushtruan ndikim të dukshëm dy ngjarje:

a) Pushtimi i Italisë prej Karlit VII të Francës në vitin 1494, që e tmerroi, sepse pushtetarët e vendit asgjë nuk mund të bënin për mbrojtjen e atdheut.
b) Edhe më shumë e tmerroi ekzekutimi në turrën e druve mu në mes të Firences të Xhirolamo Savanorolës, (murgu që drejtoi për një kohë të shkurtër Firencen).

Makiaveli i dinte rrugët që do ta çonin drejt mbijetesës republikën e dobësuar dhe të katandisur në ditë të hallit. Ishte përvoja vetjake ajo që ia tregonte: prej vitit 1498-1512 punoi në bashkinë e Firences, në një post të mirë, ama jo më i lartë.

Por në 1512 u rrëzua qeveria republikane, të cilës Makiaveli i kishte shërbyer me besnikëri. E futën në burg e internuan, e torturuan dhe nga mesi i vitit 1513 u vendos pranë fermës së tij të vogël në afërsi të Firences, nga ku me mall e pikëllim mund ta shihte me vështirësi përmes mjegullës nga lartësia siluetat e ndërtesave të Firencës së dashur.

Nuk gjeti dot forca për ta përfunduar veprën e nisur me aq pasion “Historia e Firences”.

Mirëpo, vetëm falë vuajtjeve për shkak të kthesës që morën ngjarjet, emri i tij në historinë e vendit dhe të botës do të ishte i rëndomtë, si emrat e shumë të tjerëve.

Duke qënë burrë shteti a do të kishte kohë t’i përkushtohej veprimtarisë krijuese, që lulëzoi kur ai sprovoi njohuritë e tij politike dhe historike tek “Princi”?

Është një pyetje, të cilës nuk i përgjigjesh dot menjëherë me pohim. Sidoqoftë, “Princi” është rrjedhojë e fatit të hishur të krijuesit të tij, por edhe e përvojës dhe dijeve të gjëra të përfituara si burrë shteti, të njohjes së thellë prej tij edhe të anëve negative të natyrës njerëzore.

Është me interes së pararoja monumetale makiaveliane që i parapriu “Princit” ishte shtojca hollake historike “Gjykime rreth Deksadës së Parë të Tit Livit”. Në kohën kur po e shkruante, ngjarjet tronditëse, që lidheshin me fatin me fatin e Republikës, detyruan ta ndërpriste punën, si të veçanta që ishin, vendosi t’i trajtonte veçmas.

I bëri vetes pyetjen: “ç’duhej bërë në qoftë se stabilitetin e Republikës së Firences do ta kërcënonte uzurpimi i pushtetit prej një njeriu të vetëm?” Iu vu punës për të shprehur mendimet që i teptisën nisur nga një qëllim i vetëm: ta bindte familjen Mediçi, të cilës i shërbente ndonëse këta ishin në marrëdhënie armiqësore me pushtetarët republikanë, dhe të shpallte kryqëzatë kundër pushtuesve të huaj.

Megjithëse, Mediçët ishin banka e Europës, Xhovani Mediçi ishte papë, i vëllai, Xhulio, po ashtu ishte njeri me influencë të madhe. Makiaveli shpresonte të pranohej me shërbim tek ata, “edhe në më detyrofshin fillimisht të nxjerr gurë në gurore”.

Variantin e parë të “Princit” (1513) e shkroime një frymë, një variant i dytë, i punuar, e pa dritën e botimit në vitin 1516. Që herët “Princi” i demaskuar i Makiavelit ndezi debate, mendimet pro dhe kundër vazhdojnë të shprehen edhe sot. Përkthimi parë në gjuhën angleze u botua në vitin 1640.

Në kreun XV të “Princit” njihemi me disa shprehje kuptimplote, janë burimore për ta mirëkuptuar librin.

“Në mënyrë kategorike heq dorë prej disa praktikave të të tjerëve… Synimi im është të shkruaj diçka të dobishme… Më duket me vend ta paraqes të vërtetën, atë që shihet realisht, dhe jo të flas me hamendje… Pra sundimtari, që dëshiron të mbajë në duart e veta pushtetin, duhet patjetër të mësojë të keqen…”.

Nga përshkrimet e portretit të tij: shtatmesatar, truplidhur, dhe ku të binë në sy buzët e shtrënguara; bën përfundimin se ka qënë tip shpotitës dhe sarkastik, natyrë që fërkon duar kur efekti që bën është ndjellakeq, si autor të duket sikur gëzohet që libri i tij e ka shokuar lexuesin, ndërkohë që për atë vetë shkrimi i librit kish qenë një punë e lehtë, shkroi një traktat për monarkun asgjë më shumë, madje e bëri më shumë për të fituar besimine Mediçëve.

Dhe është e udhës që për Makiavelin të gjykosh pikërisht nisur prej librit hollak “Princi”. Atij i takojnë fjalët me të cilat i është drejtuar një mikut të vet:

“Shkrova një libër të vogël… në të cilin sa munda thellë, u përpoqa ta shqyrtoja çështjen.” Në çështjet e “Princit” për herë të parë në literaturën botërore ndeshim “njeriun e ri”, sundimtarin e pamëshirshëm amoral, të çliruar nga frenime morale e norma tradicionale.

Ky “urdhërues i të keqes” ka ndikuar jo vetëm mbi të ashtëquajturën “shkencë” të diktaturës së sotme, por edhe mbi Karl Marksin dhe mbi shumë figura edhe më pak të këndëshme të “demokracisë” së sotme.

A meriton emrin e keq “Princi”, sidomos mes qeverisësish, apo, siç ka thënë Volteri namin e keq “Princi” e mori, sepse “ua nxori në shesh sekretet profesionale”?

Me fjalë të tjera, a eka krijuar dhe po vazhdon ta krijojë edhe tani Makiaveli tablonë e vërtetë të realitetit, tablo që nuk u shkon aspak përshtar sundimtarëve monistë dhe atyre që merren me mbrojtjen e moralit?

Sigurisht, pikëpamja e tij e hollë dhe ironike për moralin e bëri “Princin” sa të lavdishëm dhe aq të qortushëm. Thuajse të gjithë janë në një mendje që në sistemin të të menduarit që u konstruktua “Princi” ndihet aroma e veçantë e kohës sonë.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale