MENU
klinika

Deklarata

Mesazhi i fundit i Donald Lu para largimit

15.09.2018 - 09:52

Ambasadori i SHBA në Tiranë, në ditët e fundit të mandatit përmes një statusi në faqen zyrtare të ambasadës shkruan se demokracia është diçka që na bashkon të gjithë ne, amerikanë dhe shqiptarë.

“Demokracia është diçka që na bashkon të gjithë ne, amerikanë dhe shqiptarë. Është e rrëmujshme. Është e komplikuar. Dhe shpesh është e mbushur me konflikte dhe polemika, por në fund demokracia na garanton, liritë që i konsiderojmë kaq të vyera”, shkruhet në njoftim.

Donald Lu largohet nga Shqipëria, ndërsa në vendin e tij pritet që të vijë ambasadore e re Kathleen Ann Kavalec.