MENU
klinika

Ja kush e zëvendëson Kledi Kadiu

Pas Robert Aliajt, largohet edhe një tjetër nga ‘Dance with Me’

07.09.2019 - 12:30

Pak para nisjes së spektaklit të kërcimit “Dance with me 6”, u zbulua se Robert Aliaj nuk do të jetë më pjesë e jurisë këtë sezon.

Gjithashtu u tha se Robertin do e zëvendësojë një tjetër personazh shumë i dashur për publikun aktori i njohur Gent Zenelaj.

Por  mesa duket Roberti nuk është i vetmi që do largohet nga juria e spektaklit, pasi Kledi Kadiu gjithashtu nuk do jetë në juri.

Në rolin e koreografes që do të gjykojë çdo performancë këtë sezon do të jetë Enada Hoxha.

Koreografja e njohur u shpreh se është kënaqësi të rikthehesh në ekran dhe se ftesa i erdhi si surprizë.

“Është gjithmonë kënaqësi të rikthehesh në ekran, brenda një formati ku lëvrohet kërcimi dhe muzika, që janë pasionet e mia të mëdha dhe që i njoh shumë mirë. Ftesa për të qenë në juri ishte një surprizë e bukur.”

Dhe nëse nuk do të ketë ndryshime të tjera juria e ‘Dance with me’ do përbëhet nga Valbona Selimllari, Gentian Zenelaj dhe Enada Hoxha.