MENU
klinika

Kapitenaria e Durrësit i vjen në ndihmë

“SOS” në mes të detit në Durrës, italiani aksidentohet në jaht

07.09.2019 - 13:00

Një turist italian është aksidentuar rëndë ndërsa ndodhej në jahtin e tij rreth 20 milje larg nga Durrësi.

Thirrjen për ndihmë Kapitenaria e Durrësit mësohet se e ka marrë rreth orës 22:40.

Në thirrje për ndihmë bëhej me dije se në krocierën “MSC Magnifica” një pasagjer kishte pësuar traumë të rëndë në kokë nga përplasja dhe kërkohej zbarkimi i tij i menjëhershëm për ndihmë mjekësore të specializuar.

Pas sinjalit ‘sos’ menjëherë u lajmërua Kapiteni i Portit dhe u vu në gadishmëri doktori i portit dhe Rimorkiatori ‘Joni’ si dhe ju dha urdhër krocierës MSC Magnifica të adresohej në Radën e Durrësit, në orën 23:15 rimorkiatori Joni doli nga Porti për ndihmë drejt Krocierës e cila po afrohej me shpejtësi 21 milje/ore, u rakordua nga kapiteni i Portit i cili ndodhej në bord të rimorkiatorit pika e takimit midis 2 mjeteve afër fenerit të Pilotit.

Pak minuta pas mesnate rimorkiatori u lidh në bordin e djathtë të krocierës dhe u bë e mundur kalimi në bord me barrelë portative i të sëmurit Matteo Sartori dhe të fejuarës që e shoqëronte Sonia Marcato.

Pasi rimorkiatori mbërriti në port, I sëmuri u zhvendos në ambulancën e Spitalit të Durrësit e cila priste në kalatë.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin