MENU
klinika

Çfarë do ndodhë?

PD zbardh axhendën, detaje për takimin me Komisionin e Venecias

07.09.2019 - 17:07

Partia Demokratike e Shqipërisë me një njoftim të shpërndarë për mediat thekson se opozita do takohet me ekspertët e Komisionit të Venecias me 10 shtator në orën 08:00 në ambientet e hotel “Rogener”, ndërsa përfaqësuesit nga radhët e PD dhe LSI-së janë dy ish-deputetët, Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha.

Delegacioni pritet të zbarkojë në Shqipërië nga data 9 deri më 11 shtator dhe do të ketë takime në Kuvend si dhe në Kryeministri.

Po kështu, delegacioni i Komisionit të Venecias do të takohet dhe me Presidentin e Republikës, pa anashkaluar edhe opozitën e cila konfirmoi sot një fakt të tillë.

Komisioni-i-Venecias-konica.al
Komisioni-i-Venecias-konica.al

“Lidhur me lajmin e mberritjes se eksperteve te Komisionit te Venecias ne Shqiperi, disa media, duke iu referuar nje axhende te paperditesuar, kane njoftuar se Komisioni i Venecias nuk do te takohet me opoziten.

Ne te vertete, takimi me PD dhe LSI eshte planifikuar te jete ne 10 Shtator, ora 08.00, ne Rogner. Perfaqesues te opozites ne takim do te jene Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha”-njofton zyra e shtypit në PD.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!