MENU
klinika

“Të bësh gabime është njerëzore, kritikat më bëjnë më të fortë”

Rudina Hajdari: S’jam penduar që nuk dogja mandatin!

07.09.2019 - 18:22

Deputetja Rudina Hajdari, ndërsa ka komentuar situatën politike në vend, theksoi dhe njëherë se nuk është penduar që nuk e dogji mandatin.

Hajdari u shpreh se parlamenti është djepi i demokracisë.

“Zgjodha rrugën e duhur, jo vetëm unë por i gjithë grupi parlamentar, për të thënë që është djep i demokracisë dhe përballë cdo lloj qeverie, i vetmi vend ku mund të përballemi është parlamenti , aty bëhen ligjet” u shpreh Hajdari.

Lidhur me kritikat, sa i takon lapsuseve gjatë fjalimeve në Kuvend, Hajdari tha se është njerëzore të bësh gabime, ndërsa shtoi se kritikat e bëjnë më të fortë.

“Të bësh gabime është njerëzore nuk jam njeri perfekt, kam gabimet e mia, nuk është problem për shqiptarët. impenjimi kryesor, të shpalos gjëra te reja e problematika që shqetësojnë shqiptarët sot dhe të mos tërheqin vëmendjen.

Nuk është e lehtë të bësh deklarata të tilla, por është e nevojshme duhet një njeri që të thotë atë c’ka po ndodh. Jam mësuar tashmë, kritikat më bëjnë më të fortë nuk më shqetësojnë, rrjetet sociale mundohem mos i ndjek shpesh është krijuar një rreth vicioz ndoshta edhe i koordinuar”, u shpreh Hajdari.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!