MENU
klinika

Ushtria serbe

I lindur në Kosovë, tani në krye të ushtrisë serbe

15.09.2018 - 10:55

Pasditen e së premtes, gjenerali Ljubisa Dikovic është larguar edhe zyrtarisht nga posti i shefit të Shtabit të Ushtrisë së Serbisë, duke u zëvendësuar nga Milan Mojsiloviç.

Në një konferencë për mediat, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç foli disa fjalë për biografinë e shefit të ri të ushtrisë. Ai përmendi një fakt se Mojsiloviç është i lindur në Mitrovicë të Kosovës.  

Kam pranuar kërkesën e Dikoviçit për daljen në pension. Dua ta falënderoj për marrëdhënien e tij me Serbinë dhe heroizmin dhe guximin që e kundërshtoi agresionin e NATO-s”, deklaroi Vuçiç.

Në biografinë e Milan Mojsiloviç tregohet se ai është i lindur më 3 gusht 1967 në Mitrovicë.

Ai ka shërbyer edhe si shef i Departamentit Operacional të Komandës së forcave operative të Armatës së Serbisë si dhe zëvendës komandant i Komandës së bashkuar operative të Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandantit të Ushtrisë.