MENU
klinika

Dita e Pavarësisë

Ruçi uron Xhaferin: Drejt çeljes së negociatave të pranimit me BE!

08.09.2019 - 11:42

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër urimi Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me rastin e 28-vjetorit të pavarësisë.

Kryeparlamentari Ruçi shprehet në letrën e tij se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende fqinje, e mike, në një partneritet të ngushtë në kontributin e tyre për zhvillimin, paqen dhe sigurinë në rajon.

Ai vlerëson kontributin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në zhvillimin, përparimin e stabilitetin e vendit si edhe përshpejtimin e proceseve të integrimit europian dhe atlantatik.

“I dashur Talat,

Me rastin e 28 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe timin personal, Ju dërgoj urimet më të mira për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mirëqenien e qytetarëve të saj dhe suksese në rrugëtimin e saj europian.
Nëpërmjet Jush i dërgoj urimet më të mira Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, qytetarëve të vendit tuaj dhe një urim vllazëror shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende fqinje, e mike, në një partneritet të ngushtë në kontributin e tyre për zhvillimin, paqen dhe sigurinë në rajon.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende me një rol vendimtar në zhvillimin, paqen dhe stabilitetin në rajon. Të dy vendet tona janë aktualisht drejt kurorëzimit të përpjekjeve të tyre për çeljen e negociatave të pranimit me Bashkimin Europian.

Jam i lumtur të konstatoj se shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut kanë dhënë një kontribut të pazëvëndësueshëm në zhvillimin, përparimin e stabilitetin e vendit si edhe përshpejtimin e proceseve të integrimit europian dhe atlantatik.”, shkruhet në letrën e urimit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, dërguar Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, me rastin e 28 vjetorit të pavarësisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!