MENU
klinika

Sinjalet e reja

Kush do ta menaxhojë liqenin? Ademi sfidon qeverinë!

08.09.2019 - 17:01

Kryebashkiakja në ikje e Shkodrës Voltana Ademi nuk rresht së sfiduari qeverinë.

Këtë herë sinjalet ja dërgoi për menaxhimin e liqenit, që sipas saj duhet bërë nga pushteti vendor, duke ja hequr këtë tagër agjencive rajonale në varësi të ministrive të linjës.

E pakënaqur me barishtet dhe mbeturinat që e bëjnë liqenin të pashfrytëzueshëm gjatë të gjithë vitit, ajo premtoi se do të nisë lobimin për ta ndryshuar gjendjen nga viti i ardhshëm.

“Do të kemi propozime për ta mirëmbajtur ndryshe, jo nga agjencitë qeveritare, por që ti kalojë pushtetit lokal. Është e vetmja mënyrë për të mbajtur të mundshëm për tu shfrytëzuar si një aset territorial.”

Në Shirokë qeveria po kryen në bashkëpunim me pushtetin vendor rikualifikimin urban të qendrës, por siç duket për demokraten Ademi kjo është e pamjaftueshme.

Deklaratën ajo e bëri ndërsa mori pjesë në aktivitetin “Thriathlon labeat”, një kompeticion tre garësh në not, ciklizëm dhe vrapim, që prej 7 vitesh organizohet në ujërat e liqenit të Shkodres. Qëllimi mbetet i njëjtë, të promovohet turizmi, por edhe tradita e pasur kulturore e sportive e Shkodres.

Aktivitetit i bashkohen çdo vit garues nga Mali i Zi, Kroacia dhe shtete të ndryshme Evropiane.

Itinerari i garave ishte ndarë i tillë: në not 750 metra me nisje nga qendra e Shirokës, çiklizëm 10 kilometra dhe vrapim 5 kilometra.