MENU
klinika

Forumin e Energjisë për Europën Juglindore

Energjia dhe gazi, Balluku: Investime të përbashkëta

08.09.2019 - 19:54

Bashkëpunimi rajonal, me fokus krijimin e linjave të interkonjeksonit të energjisë elektrike dhe gazit, apo krijimin e blloqeve të përbashkëta të investimit qofshin këto në gazifikim apo në gjenerimin e energjisë elektrike ka qenë tema kryesore në Forumin e Energjisë për Europën Juglindore, ku mori pjesë dhe ministrja e Infrastrukturëd dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Bashkëpunimi rajonal, me fokus krijimin e linjave të interkonjeksonit të energjisë elektrike dhe gazit, apo krijimin e blloqeve të përbashkëta të investimit qofshin këto në gazifikim apo në gjenerimin e energjisë elektrike ka qenë tema kryesore në Forumin e Energjisë për Europën Juglindore, që u mbajt në Selanik të Greqisë, ku mori pjesë dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

“Në Forumin e Energjisë për Europën Juglindore u diskutua për bashkëpunimin rajonal për krijimin e linjave të interkonjeksonit qofshin këto të energjisë elektrike apo linjave të interkonjeksionit të gazit, të cilat sot kanë rezultuar që janë komponentët më të fortë në të cilat duhet të ngrihet rritja ekonomike e vendeve të Ballkanit. Çfarë tjetër diskutuam gjatë këtij forumi shumë të rëndësishëm ishte dhe bashkëpunimi në fushën ekonomike midis shteteve tona, krijimi i blloqeve të përbashkëta të investimit qofshin këto në gazifikim apo në gjenerimin e energjisë elektrike.

Ndryshe nga vendet e tjera, të cilat sot flasin për problematikat e emetimit të gazeve apo për uljen e kuotave të karbonit, Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan, por sigurisht dhe në Europë i cili prodhon 100 përqind energji të rinovueshme.

Ky fakt ne na dallon nga shtetet e tjera por gjithashtu çfarë ne punojmë sot dhe çfarë unë kam deklaruar gjatë forumit është diversifikimi i burimeve të energjisë pasi ne na duhet që këto burime të jenë burime të mjaftueshme për kërkesat që vendi sot ka dhe për të zvogëluar dhe minimalizuar importet e energjisë që ne kemi gjatë periudhës së verës, pra gjatë kohës kur duhet më shumë energji për të dhënë të gjithë abonentëve të rrjetit”, theksoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Forumin u organizua nga Dhoma e Tregtisë Amerikano – Greke dhe Shoqata greke për Ekonominë Energjetike.

Ai zhvillohet një herë në vit, ndërsa iu jep mundësi të gjithë aktorëve në fushën e energjisë të ulen së bashku, të diskutojnë për politikat dhe për arritjet gjatë vitit pararendës, por gjithashtu të vendosin piketat për të ardhmen, për bashkëpunimin dhe për të gjitha çështjet rregullatore që Bashkimi Europian kërkon nga shtetet anëtare.