Kreu i PDK’së Kadri Veseli edhe zyrtarisht u nominua kandidat për kryeministër të Kosovës për zgjedhjet që do të mbahen me 6 tetor.
Veseli mbajti një fjalim në Konventën e Partisë Demokratike të Kosovës para simpatizantëve të partisë së tij, ku edhe bëri premtime për qeverinë e re, pjesë e së cilës do të jetë edhe PDK’ja sipas tij.
Ai tha se qeveria e re do të formohet në numër të vogël por gjithëpërfshirës.
“Do ta formojmë një qeveri të vogël por gjithëpërfshirëse. Do të jetë më së shumti të rijnë që ka pasur ministra ndonjëherë”, tha Veseli.
I pari i PDK’së premtoi përsëri se do ta luftojë korrupsionin e nepotizmin.
“Do ta luftojmë korrupsionin dhe nepotizmin, andaj edhe vendosa t’i luftojë të gjithë ata që kanë probleme korrupsion”, ka thënë Veseli.
Kadri Veseli kishte premtuar se në listat e kandidatëve për deputetë nga radhët e PDK’së nuk do të ketë persona të cilët akuzohen nga drejtësia.
E megjithatë në mesin e kësaj liste gjenden edhe Xhavit Haliti, Rrustem Mustafa.
Kjo është lista e plotë e kandidatëve për deputetë nga radhët e PDK’së