MENU
klinika

Debatet

Rama ‘dush të ftohtë’ deputetëve: Kush s’punon, të konsiderojë largimin nga grupi

09.09.2019 - 16:09

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, ka qenë i ashpër me deputetët socialistë.

Duke analizuar procesin e riorganizimit të Partisë Socialiste, Rama është ka kërkuar angazhimin maksimal të deputetëve.

Me tone të prera, Rama mësohet se është shprehur se kush nuk mund ta bëjë detyrën siç duhet, të marrë në konsideratë largimin nga grupi.

Edhe pse pa përmendur emra konkretë, kreu i qeverise u ka tërhequr veshin disa deputetëve, të cilët sipas tij nuk janë pranë qytetarëve dhe problemeve të tyre, çka sipas tij është e patolerueshme.

Për Ramën secili duhet të bëjë detyrën dhe jo vihen në lëvizje vetëm në raste kur ka vendime për ndryshime drejtorësh.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve