MENU
klinika

"Pres nga ju të..."

Ç’do të bëjë me dekretin për 13 tetorin? Meta mesazh deputetëve

09.09.2019 - 12:10

Presidenti Ilir Meta deklaroi ditën e sotme në Komisioni Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij se është në pritje të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që të mblidhen për të diskutuar mbi dekretin për 13 tetorin si datë zgjedhjesh.

Ai tha se pret nga deputetët që ata të sillen me përgjegjësi për këtë çështje dhe të ftojnë ministren e Drejtësisë që të publikohet në fletoren zyrtare edhe dekreti me datën e re.

Adnor Shameti: A jeni ndjerë ju ndonjëherë në konflikt interesi me të 3 dekretet?

Meta:Mendoj që të gjithë presidentet kanë vepruar në të njëjtën mënyrë në shtyrjen e zgjedhjeve, nga pikëpamja ligjore. Kanë dekretuar dhe më pas kanë dekretuar shfuqizimin e një datë. Është praktikë e konsoliduar që bëhet për arsye madhore që janë sqaruar qartë. Së dyti; më duhet të them se në të dyja rastet është bërë për interes të paqes sociale e pluralizmit politik. Dua t’ju bëjë të qartë se e gjithë kjo veprimtari synon një çështje; çeljen e negociatave të Shqipërisë në 18 tetor. E gjithë jeta ime politike është e lidhur me integrimin e Shqipërisë në Europë. Kjo është sfidë e çështje kombëtare. Kam bërë veprimet më të mira përveç aspekteve të tjera. Çdo bëj unë me dekretin e 13 tetori? Kjo është pyetje interesante. Unë po pres që ju si deputetë të jeni të përgjegjshëm dhe të ndikoni tek Komisioni i Ligjeve dhe të vijë ministri i Drejtësisë dhe të votohet në fletore zyrtare më pas dekreti“.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!