MENU
klinika

"Në 100 vite si familje, asnjë..."

Akuzat e PD, reagon për herë të parë kryebashkiaku i Vaut të Dejës

10.09.2019 - 11:57

“Nuk kam pasur asnjë thirrje në polici. 100 vjet, që ne si familje nuk bëjmë asnjë ditë burg”.

Kështu deklaroi kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Mark Babani, i akuzuar sot nga PD se ka fshehur dy dënime si dhe ka ndërruar 3 herë identitetin.

Babani theksoi se kishte ikur në Itali në vitin 1991, ku kishtë punuar si fillim në një fabrikë peshku.

“Unë nuk jam ndonjë koment për akuzat. Nuk më intereson ajo pjesë për jetën time. Kam lindur në 1966. Kam vazhduar shkollën fillore dhe të mesme. Jam Mark Babani i 1996. Kam bërë ushtrinë në Tiranë. Kam ikur në Itali në 6 mars 1991. Jam regjistruar në kampin ku ishim dhe lejen e qëndrimit e kam marrë në 91, dhe kam punuar në fabrikë peshku. Aty kam punuar nga 1991 deri në 1995. Unë nuk jam ndonjë koment për akuzat. Nuk më intereson ajo pjesë për jetën time. Jam Mark Babani i datëlindjes 1996. Kam punuar në fabrikën e peshkut dhe më pas në një hotel. S’më intereson ça thotë PD. Ajo të jetë mirë se i ka marrë të dhënat e jetës teme”, tha Babani.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve