MENU
klinika

"Qytetarët e dinë që s'kam bërë shkelje"

Meta në konferencë: Data më e rëndësishme për vendin është…

11.09.2019 - 17:41

Presidenti Ilir Meta ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp për të folur mbi vizitën e delegacionit të Venecias në Shqipëri, me ftesë të Kuvendi të Shqipërisë i cili do të përgatisë një raport lidhur me komisionin hetimor të ngritur për hetimin e kreut të shtetit.

Ai tha se këtij delegacioni është përgatitur një raport paraprak duke deklaruar se bashkëpunimi i tij me Komisionin e Vencias do jetë transparent.

Meta bëri me dije se do të jetë prezent në mbledhjen e Komisionit të Venecias, duke theksuar se do t’i japë përgjigje çdo lloj pyetje nga anëtarët e komisionit.

“Dua të falënderoj Kuvendin e Shqipërisë për këtë respekt dhe besim që tregon ndaj Komisionit të Venecias, dhe tju bëj të ditur se bashkëpunimi i Presidentit me këtë Komision do të jetë jashtëzakonisht i shkëlqyer dhe transparent.

Në respekt të punës që ata kanë nisur, deri në 11 tetor u kemi dhënë një raport paraprak, lidhur me disa pyetje që Kuvendi ka drejtuar lidhur me përgjegjësitë e Presidentit.

Këto dokumente do të jenë publike në faqen zyrtare të Presidentit, do të jetë i hapur për kontribute, për tu pasuruar me kritika apo ide, sepse kemi të bëjmë me një çështje shumë të rëndësishme në fushën e të drejtës, që do të studiohet edhe në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, dhe unë jam përgjegjës.

Sfide që unë e mirëpres dhe sjell një ndërkombëtarizim të një çështje nga Kuvendi i Shqipërisë, por si një President tepër i bindur se është një shërbim i jashtëzakonshëm për demokracinë në nivele evropiane, këtë punë do ta bëj në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kam shprehur gatishmërinë për të qenë i hapur në 11 tetor për çështjen në fjalë, 11 tetori është datë jo e rëndësishme për Shqipërinë, sepse shqiptarët e dinë që presidenti s’ka bërë shkelje të kushtetutës, përkundrazi, por kuptohet se çdo përpjekje për të sajuar një datë si fokus propagande, është lëvizje dëshpëruese për të shmangur datën më të rëndësishme, që është 18 tetori. Ndaj ftoj të merreni me 11 tetori, por aq sa duhet, por të merren të gjithë me 18 tetorin”, theksoi Meta.

Presidenti gjithashtu ka folur sërish për informacionin sekret që dispononte për një tentativë për të djegur Parlamentin e Shqipërisë gjatë protestave të opozitës, para zgjedhjeve vendore.

“Kisha informacione nga një nga institucionet më të larta, por në respekt të ligjit nuk mund të them diçka më shumë. Ata i kanë të gjitha mundësitë të njihen me këtë informacion. Kam dërguar një kërkesë në Presidencë për tu njohur me këtë informacion, dhe kam kërkuar t’ia vejë në dispozicion Kuvendit të Shqipërisë.

Informacioni është tërësisht i vërtetë, ju e dini se më parë vendi ka përjetuar konfrontime, ka patur plagosje… kshuqë nuk besoj se është diçka që ka ndodhur para 100 vjetësh. Por ndoshta tani që kanë përfunduar pushimet duket sikur gjithçka ka qenë e qete dhe duket si shpikje e presidentit.

Ajo që mund t’ju them me bindje, është se në këtë dokument do ti ndiqni të gjitha ato shqetësime, dhe do të kuptoni që ishte një situatë tërësisht e çmendur edhe më mirë nuk mundet ta përshkruante vete edhe raporti final i OSBE/ODIHR, ku veç të tjerash me një fjali e përshkruan atë situatë: ky antagonizëm, -shkalla më e lartë e është lufta pastaj- ishte tregues i mungesës së përgjegjësisë së përbashkët ndaj integritetit të procesit zgjedhor, dhe ndikoi negativisht në të drejtën e qytetarëve për të marrë pjesë në votime.”, tha Meta.

 

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye

Rama në Komisionin ‘Xhafaj’: Ambicien e BE-së mund ta realizojmë duke...

“Kontributi në procesin e integrimit do të jetë i pazëvendësueshëm”