Ndonëse zakonisht Bella Hadid, tregon në Instagram jetën e ëndrrave, së fundmi ka bërë të kundërtën. Modelja ka publikuar në Instastory dy foto ku tregon çfarë fshihet pas çdo daljeje të saj publike.
Tek të dyja fotot modelja vë në pah mungesën e gjumit dhe tek njëra nga fotot shihet duke fjetur mbi një valixhe.
Ajo ka vendosur kokën në të dhe nga lodhja e ka zënë gjumi menjëherë. Ndërsa në foton e dytë ajo shfaqet duke fjetur në tokë dhe bashkë me të është edhe motra e saj Gigi Hadid. Vajzat janë gjithmonë në lëvizje për shkak të profesionit si modele, i cili i detyron të nxitojnë për eventin e radhës.
Edhe më herët Bella ka folur hapur mbi prapaskenat e punës së saj. Ajo tha për Ellen se nuk ishte aspak e lehtë të ishe gjithmonë mbi avion dhe duke pozuar, ose sfliluar.
“Duket puna më e lehtë, puna e ëndrrave të shumë vajzave, por ju nuk dini kaq shumë gjëra. Unë praktikisht jetoj në avion, ndonjëherë më duhet të kap tri ose më shumë evente në shtete të ndryshme, brenda 24 orëve. Ndonjëherë bëj 100 shkrepje për një palë geta. A nuk është çmenduri? Po ua them unë, nuk është e lehtë, nuk e urrej punën time por nuk është as më e bukura.”, ka thënë Bella Hadid.