MENU
klinika

Protestë kundër ndotësve

Ndotja në Elbasan bën bashkë këshilltarët bashkiakë

15.09.2018 - 13:32

Edhe pse disa muaj më parë Këshilli shpalli Emergjencën Mjedisore, asnjë masë konkrete nuk u mor nga Ministria e Mjedisit për ndotjen  në zonën e ish kombinatit metalurgjik në Elbasan.

Si pasojë Këshilltarët kanë protestuar sot para industrive ndotëse.

Siç e kishim paralajmërua, këshilli bashkiak i Elbasanit nuk do të ndalojë vetëm me këtë protestë, por do të vazhdojë shkallë-shkallë derisa këta ndotës të ambientit të reagojnë dhe të përdorin kriteret ligjore”, tha Altin Idrizi, kryetar i Këshillit Bashkiak Elbasan.

Rafineria e Naftës dhe uzina e ferrokromit janë dy ndotësit e mëdhenj që aktualisht ndotin në masë zonën e Balldrenit në Elbasan.

Edhe pse funksionin prej më shumë se 15 vitesh, uzina e Ferrokromit nuk është e pajisur me pluhur kapëse, ndërsa Rafineria nuk ka të instaluar sistemin e depurimit të ujërave të ndotur.

Në këto kushte, askush nuk shpjegon sesi të tilla kompani arrijnë të marrin lejet mjedisore duke kërcënuar hapur jetën e qytetarëve.