MENU
klinika

3.4 mln euro në “Toyota Yaris”

Prokuroria njofton akuzat të dyshuarve, çështja gati për gjykim

12.09.2019 - 11:24

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për dosjen “Toyota Yaris”.

Prokuroria ka komunikuar akuzën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal Edi Likës, Klevi Likës, Alban Mollaymerit.

Për të dyshuarin në arrati Elvis Vladi dhe Alfred Vladi po kryhen hetime, dhe po punohet për arrestimin e tyre.

Për të njëjtën dosje po kryhen hetime dhe nga prokuroria belge e cila mori në pyetje të arrestuarit në Shqipëri si dhe kreun e opozitës Lulzim Basha. Të arrestuarve i është komunikuar akuza e pastrimit të produkteve të veprës penale pasi në Qershor 2018 u sekuestruan 3.4 milionë euro në dy automjetet “Toyota Yaris” që vinin nga Belgjika.

Të arrestuarit kanë mohuar lidhjen dhe dijeninë për paratë e fshehura në dy automjetet.

Ndërsa Agim Cekës i pushohet akuza e grupit të strukturuar kriminal dhe i komunikohet akuza vetëm për armëbajtje pa leje pasi gjatë kontrollit të banesës ju gjet një pushk.

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika